"Zgjedhjet amerikane" në Bujanoc
Lokale

"Zgjedhjet amerikane" në Bujanoc

10.Feb.2016 11:50
0
Zyrtari i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kevin Furey, mbajti dje në Këndin Amerikan në Bujanoc një ligjëratë me temë "Zgjedhjet në SHBA", raporton Titulli.com.

Në këtë ligjëratë morën pjesë anëtarë të Këndit Amerikan, profesorë të gjuhës angleze të komunës sonë dhe të interesuar tjerë.

Furey ligjëroi për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, si mbahen zgjedhjet në kongres, në senat dhe në dy partitë më të mëdha në Amerikë, Partinë Demokratike dhe Partinë Republikane, njofton Titulli.com.

Gjatë ligjëratës pjesëmarrësit patën rastin të bëjnë pyetje rreth procesit të zgjedhjeve në këtë shtet dhe të bëjnë krahasime me zgjedhjet që zhvillohen në vendin tonë dhe rajon.

Gjatë ditës së djeshme Kevin Furey së bashku me këshilltaren politike të ambasadës Ksenija Lazoviq qëndruan në Preshevë ku vizituan Kampin e pranimit të refugjatëve, si dhe u takuan me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën dhe me Shqipërim Arifin, kryetar i subjektit të ri politik “Alternativa për Ndryshim”.

Sipas një njoftimi të Alternativës në Facebook në këtë takim u bisedua për asistencë nga kjo ambasadë gjatë procesit zgjedhor, për zgjedhjet parlamentare dhe u diskutuan temat dhe problematikat e ndryshme në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, mungesa e qasjes proaktive në menaxhimin e shumë resurseve komunale e sidomos të krizës me refugjatët.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme diplomati amerikan Furey u takua me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin./Titulli.com/ 

Koordinatorja e Zyrës për PMB, Gentiana Shabani kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë
Reciprociteti i munguar në arsim, tekstet shqip në Luginë dhe tekstet e Serbisë në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration